Basketbollisti i Sigal Prishtinës Edmond Azemi, gjatë ceremonisë së ndarjeve të medaljeve, më saktësisht gjatë dorëzimit të medaljeve te KB Peja nga anëtarët e Bordit të FBK-së, ai ka bërë pompa.
Në këtë formë, ai nuk ka respektuar ekipin kundërshtar dhe ceremoninë, andaj ky veprim konsiderohet josportiv dhe është dënuar me 300 euro.
Kështu së paku thuhet në njoftimin e FBK-së përmes ueb-faqes zyrtare.
“Edmond Azemi gjatë ceremonisë së ndarjeve të medaljeve, më saktësisht gjatë dorëzimit të medaljeve te KB Peja nga anëtarët e Bordit të FBK-së, ai ka bërë pompa, duke mos e respektuar kështu ekipin kundërshtar dhe ceremoninë, andaj ky veprim konsiderohet josportiv dhe për këtë arsye E. Azemi Konform Nenit 50.4 të PG të FBK-së dënohet me 300.00 euro”, shkruan në njoftimin e federatës.
Gjithashtu janë dënuar edhe trajneri i klubit të basketbollit të Pejës, Aleksandar Todorov dhe klubi pejan shkaku i sjelljeve josportive të tifozëve ‘Shqiponjat’.
Todorov është dënuar për mos repektimin të ceremonisë së ndarjeve të medaljeve gjatë ndarjes së medaljeve për basketbollistëve prishtinas, ndërsa klubi pejan për hedhje të gjësendeve në parket të tifozëve. Te dyja palët janë dënuar me nga 300 euro secila. /Arbresh.info
Aston Villa fantastike, arriti suksesin që e kishte pritur q...
Tregtonin lëndë piroteknike në Sarandë, nën hetim dy pronarë...
DnV: Deri në orën 12:00 kanë votuar 13.7% e qytetarëve
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit vizitoi dho...
Voton Sveçla, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje
Dy të vdekur në Suedi, stuhia dimërore vdekjeprurëse godet v...