Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ju bënë thirrje të gjithë talenteve, djemve dhe vajzave, që duan të merren me basketboll, të paraqiten në zyrat e FBK-së.
Kjo vlen sidomos për djemtë e lindur në vitet 2008-2009-2010, të cilët kanë gjatësi 185 centimetra e më shumë dhe vajzat e lindura në vitet 2008-2009-2010, të cilat kanë gjatësi prej 175 centimetrave më shumë të paraqiten në zyrat e FBK-së (Adresa: Lagja “Arbëria “, Blloku C3, Rr. Radovan Zogoviq), ku më pas do të kontaktohen dhe të zhvillojnë karrierën e tyre.
Federata e Basketbollit e Kosovës është duke implementuar programin për zhvillimin e basketbollit, ku përfshihen edhe gjeneratat e reja. Qëllimi i ftesës së lojtarëve/eve të gjatë është të hyjnë në databazën e FBK-së dhe më pas basketbollistët/et potencialë, ku disa prej tyre do të shkojnë në Qendrën Nacionale të Basketbollit, por edhe në klubet e Kosovës për zhvillimin e tyre.
FBK do të ju ofrojë mundësinë të gjithë basketbollistëve/eve, që shihen me të ardhme të ndritur, të kenë mundësi të luajnë basketboll dhe të ju ofrohet një ndihmë profesionale për zhvillimin e tyre.
Gjatësia ka shumë rëndësi në basketboll, andaj i bëjmë thirrje të gjithë djemve dhe vajzave të paraqiten dhe të hyjnë në databazën e FBK-së, që është krijuar për zhvillimin e talenteve.
Federata e Basketbollit e Kosovës ju kushton shumë rëndësi gjeneratave të reja dhe masivizimit në basketboll, duke zhvilluar shumë projekte, që kanë për qëllim zhvillim e tyre dhe basketbollit kosovar në përgjithësi.
APKE vlerëson zgjedhjet në Kosovë si proces i rregullt dhe p...
Ylli i Chelseat ka pranuar t’i bashkohet gjigantit spa...
Tragjedi në Saharë, 49 persona humbin jetën në veri të Niger...
Begaj uron Kurtin dhe kërkon bashkëpunim mes partive politik...
Abdixhiku uron partitë për rezultatin zgjedhor: Kosova ka ne...
KQZ përfundon numërimin: LVV fiton 42.91% të votave, PDK 21....