Kampioni i Kosovës, FC Prishtina 01 do të fillojë sot ndeshjet e grupeve në Main Round, ku është edhe organizator i ndeshjeve të Grupit 2.
Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, do të pres Ligën e Kampionëve në futsall, ku FC Prishtina 01 është organizator i kësaj ngjarje.
Që nga sot e deri të shtunën, Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë do të jetë nikoqire e klubeve të njohura si Sporting Braga, SK Plzen dhe MNK Olmissum.
Ndeshjen e parë, kampioni i Kosovës e zhvillon sonte, ndaj MNK Olmissum. Kjo ndeshje starton nga ora 20:00.
Një ditë më pas, FC Prishtina 01 do të përballet me SK Plzen, ndërsa më 26 tetor, në ndeshjen e fundit, do të luajë ndaj gjigantëve portugez, Sporting Braga.
Nga ky grup do të kualifikohen tri ekipe dhe vetëm një do të bie, me Prishtinën 01 që do të ketë gjasa reale për të kaluar përsëri në Elite Raund apo në mesin e 16 ekipeve më të mira në Ligën e Kampionëve në futsall.
Skuadra kryeqytetase është bërë gati për këto ndeshje, ndërsa pret edhe gatishmërinë e tifozëve për këto ndeshje, për t’i ndihmuar në arritjen e madhe.
Kujtojmë se Prishtina 01 edhe në sezonin e kaluar arriti në mesin e 16 ekipeve më të mira në Evropë./Arbresh.info
FC Prishtina 01 gati për Champions
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...