FC Ferizaj i kërkon falje ish trajnerit Ismet Munishi, i cili teksa e drejtonte Dukagjinin ndaj ish ekipit, u fye nga tifozët ferizajas, për çka ky klub u dënua nga FFK me 1000 euro.
Falje në emër të klubit ka kërkuar kryetari Lulzim Abazi.
“Në emrin tim personal dhe në emër të klubit FC Ferizaj i kërkojmë falje trajnerit Ismet Munishi për fyerjet që erdhën në emër të tij. Ne respektojmë kontributin e secilit trajner që ka qenë pjesë e rrugëtimit tonë.
Për fund, FC Ferizaj falenderon secilin tifozë që gjen kohë dhe na mbështet në stadium. Ju jeni motivi dhe forca jonë” thuhet pos tjerash në komunikatë.
Netanyahu do të zgjerojë pushtimin izraelit në Libanin jugor
Rama publikon pamje: Mbi 1 mijë vizitor në Muzeun e Krujës v...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit ...
Rama për shembjen e rrugës: Kemi pezulluar nga puna inspekto...
Bashkimi shënon fitore bindëse ndaj Yllit
Qeveria nesër mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futbo...