Federata e Boksit të Kosovës, ka shprehur ngushëllimet e saj të sinqerta për familjen Gashi pas ndarjes nga jeta të Nazif Gashit, njërit prej emrave më të shquar të sportit kosovar dhe pjesëtar i gjeneratës së artë të boksit prishtinas.
“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta, në moshën 74-vjeçare, të ish-boksierit të shquar të KBox Prishtina, Nazif Gashi – një prej figurave më të mëdha që ka njohur sporti ynë. Nazif Gashi ishte pjesë e gjeneratës së artë të Prishtinës, gjeneratë që për dekada dominoi ringjet e ish-shtetit federativ dhe që me paraqitjet e saj ngriti lart emrin e Kosovës. Kontributi i tij i jashtëzakonshëm, talenti, përkushtimi dhe karakteri që e shoqëruan gjatë gjithë karrierës, do të mbeten përherë pjesë e historisë së boksit tonë”, thuhet në ngushëllimin e FBoXk-së.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot në Arbëri në orën 14:00, ndërkaq, të enjten KOK-u do të organizojë mbedlhje komemorative, e cila do të mbahet në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë, me fillim në orën 10:00.
Sallahu: Arritjet konkrete kanë afruar Kosovën me standardet...
Haaland: Unë di një rekord, dhe ai është rekordi i golave të...
KQZ-ja i jep tender sërish kompanisë që printoi me gabime fl...
Sinjalet që tregojnë se Mali i Zi është afër anëtarësimit në...
FSK-ja realizon kursin “Medik Luftarak”
Tragjedi në Marok, shemben 2 ndërtesa, të paktën 19 viktima