Federata e Basketbollit të Kosovës ka një njoftim të rëndësishëm për mbarë opinion basketbollistik.
Në edicionin e ri pritet shumë ndryshime të mëdha sa i përket ndeshjeve të finales së play-offit dhe ndeshjeve të Kupës, shkruan Arbresh.info.
Sa i përket finaleve të play-offit kampioni nga ky sezon do të shpallet pasi të arrij katër fitore dhe jo si zakonisht ka qenë me tri triumfe.
Pra tani një seri finale mund të shkojë në 7 ndeshje, ashtu sikur në kampionatit më të fortë të basketbollit në botë, NBA.
Ndryshim do të ketë edhe në Kupën e Kosovës, formati tani më nuk do të jetë një final 8.
Por ndeshjet çerekfinale dhe gjysmëfinale do të luhen me sistem vajtje-ardhje.
Kurse, Kupa e Kosovës do të luhet me 6 shkurt të vitit 2025.
Kujtojmë se edicioni i ri në elitën e basketbollit kosovar starton këtë të shtunë me eventin e Superkupës së Kosovës në basketboll./Arbresh.info
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...