Basketbollisti i Trepçës dhe i kombëtares së Kosovës, Drilon Hajrizi ka patur disa probleme me shëndetin e tij dhe nuk e ka nisur sezonin e ri me skuadrën mitrovicase.
Ditëve të fundit ai iu ka nënshtruar një operimi të cilin e ka kaluar me sukses, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë, me të marrur vesh lajmin Federata e Basketbollit të Kosovës ka dal me një mesazh për lojtarin, ku përmes një postimi në rrjetin social Facebook i ka uruar shërim të shpejtë.
“Federata e Basketbollit e Kosovës i uron shërim sa më të shpejtë basketbollistit të Kosovës, Drilon Hajrizi.
Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe Bordi Ekzekutiv i FBK-së, besojnë që Hajrizi do të rikthehet sa më shpejt në parket, aty ku e ka vendin dhe aty ku ka dhënë kontribut të madh në basketbollin e Kosovës.
Driloni ka luajtur rregullisht për Kosovën, që nga pranimi në FIBA deri në ndeshjet e fundit. Basketbollisti mitrovicas ka 29 ndeshje me Dardanët, duke luftuar gjithmonë për çdo top dhe duke qenë ndër më të dalluarit.
Ai u shpall basketbollisti më i mirë për vitin 2023 nga Federata e Basketbollit e Kosovës, ndërsa në karrierën e tij ka fituar shumë çmime individuale dhe ekipore.
Drilën e presim në parket më të fortë se kurrë”, shkruhet në njoftimin e FBK-së.
Hajrizi pritet të jetë jashtë fushave për disa kohë.
Policia në Gjakovë arreston dy persona të dënuar, ishin në a...
Dallaveret me vota, Kryeprokurori i Gjakovës del në konferen...
I shpëtohet jeta një 37-vjeçareje në Mitrovicë, pati gjakder...
Dy tifozë të Chelseat përfundojnë në spital në Napoli, klubi...
Nesër varroset fëmija që vdiq tragjikisht në lumin e Gadimes
Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit...