Kombëtarja e Kosovës zhvillon takimin e radhës në kuadër të parakualifikimeve për EuroBasket 2029, ku përballet me Sllovakinë të premten në Prizren me fillim nga ora 19:00.
Biletat kanë dal në shitje, derisa Federata e Basketbollit të Kosovës sot ka bërë një njoftim të ri sa i përket tyre, shkruan Arbresh.info.
Sipas njoftimit të fundit biletat për këtë përballje do të dalin në shitje edhe në Mitrovicë.
“Biletat në shitje edhe në Mitrovicë – blej biletën tani!”
“Sot nga ora 12:00 dalin në shitje biletat në fanshopin e KB Trepça në Mitrovicë, përballë palestrës sportive “Minatori””, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Kjo është përballja e dytë e Kosovës në këto parakualifikimeve ku ka një fitore. Një triumf e ka edhe Sllovakia./Arbresh.info
Chelsea – Man City, publikohen formacionet zyrtare
Po kalonte në formë të shkëlqyer, Muslija humb pjesën e mbet...
Drejtori sportiv i Bayernit tregon nëse Gnabry do të jetë ga...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...
Trump: SHBA do bllokojë ngushticën e Hormuzit
Publikohet pamje nga dëmtmi i vetullës së Mbappes