Federata e Futbollit e Kosovës ka vazhduar me ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”.
Ky çmim për javën e 18-të (të fundit të stinorit vjeshtor) në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC Dukagjini, Faton Neziri.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Shyqeri Salihu. Bujar Asllani dhe Synaj Keqi.
Ky komision vlerësoi që Faton Neziri me golin e shënuar dhe me paraqitjen e tij në ndeshjen kundër Gjilanit ishte përcaktues për fitoren e Dukagjinit.
Pasi mori këtë çmim Fatoni u shpreh për vlerësimin si më i miri i xhiros dhe për faktin që skuadra e tij e mbylli stinorin me fitore.
“‘Është kënaqësi e veçantë të shpallesh “Ylli i javës”. Ky është çmimi im i parë si lojtar i KF Dukagjini. Ky sezon ka shkuar mirë për ekipin tonë, por shpresoj që sezoni pranveror do të jetë edhe më i mirë. Falënderoj bashkëlojtarët dhe shtabin teknik për përkrahjen dhe ju premtoj që do të vazhdojmë të punojmë ndeshje pas ndeshje”, tha Faton Neziri për faqen zyrtare të FFK-së.
Trump: Nëse s’hapet Hormuzi, do t’i shkatërrojmë centralet i...
Kallëzim penal ndaj Onima, Gjesti: S’du as ma shumë as ma pa...
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e au...
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...
Kurti kundërshton heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën