Talentët e rinj të futbollit kosovar vazhdojnë të shfrytëzojnë turnet ndërkombëtare për të treguar aftësitë e tyre të shkëlqyera.
I fundit është përfaqësuesi i Kosovës U14, Fatbardh Gashi që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në turneun ‘Komm Mit International Munich Summer Cup’ të organizuar në Gjermani, shkruan portali arbresh.info.
Sulmuesi së bashku me skuadrën e tij KF Rilindja ka siguruar vendin e parë në këtë turne ndërkombëtar veror.

14-vjeçari ka fituar çmimin “Lojtari më i Mirë” si dhe ishte golashënuesi më i mirë i turneut me gjithsej 7 gola.
Aftësitë e tij impresive mund t’i vëreni edhe në videon më poshtë, ku Gashi menjëherë pasi pranon topin në mbrojtje nga njëri prej bashkëlojtarëve të tij, i vetëm niset drejt portës së kundërshtarit duke kaluar të gjithë skuadrën dhe duke shënuar një super gol.
Edhe goli i dytë është gjithashtu i tillë duke lënë portierin të pashpresë me goditjet e tij të pandalshme./arbresh.info
Arrestohet një i dënuar për pastrim parash në Prishtinë
Çmimi i naftës-Rama: Bordi i Transparencës është vënë në lëv...
Përfundon aleanca mes Rogertit dhe Juelës, banori: S’ka vend...
OVL e UÇK thërret konferencë për media
Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Vushtrr...
SHBA vendos aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme mes...