Kosova sonte luan ndeshjen e radhës ndaj Sllovenisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionat Botëror.
Një përkrahje të madhe për këtë sfidë e ka marrë Edon Zhegrova nga klubi i tij Juventusi, shkruan Arbresh.info.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Juventusi i uroi fat yllit të tyre për këtë ndeshje, madje në gjuhën shqipe.
“Fat të mbarë, Edon!”, shkruhet fillimisht në postin e Biankonerëve.
“Me ekipin kombëtar të Kosovës. Bianconero i sapo shtuar do të marrë pjesë në kualifikueset e Kupës së Botës”, vazhdon më tej postimi i Juventusit.
Edon Zhegrova po ka një impakt të madh në rrjetet sociale të Juventusit, ku ëshë bërë një nga figurat kyçe, pasi skuadra nga Torino po i kushton shumë vëmendjet transferimi të tyre të verës.
Ndeshja mes Kosovës dhe Sllovenisë luhet sonte me fillim nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’./Arbresh.info
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...