Shqipëria arriti fitore historike të shtunën e kaluar ndaj Serbisë në Leskovc, me një gol të Rey Manajt në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.
Pas golit që mori vëmendje të madhe mediatike, tashmë është radha e fanellës së tij, me të cilën luajti në Leskovc, sulmuesi shqiptar atë ditë, shkruan Arbresh.info.
Sipas ankandit ndërkombëtar MatchWornShirt, me të cilin bashkëpunon Federata Shqiptare e Futbollit, ajo u shit për 3 mijë e 98 euro. Oferta më e madhe erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo është fanella e dytë më e shtrenjtë e Kombëtares shqiptare në ankand.
Rekordin e mban ajo e Nedim Bajramit, e veshur në përballjen ndaj Italisë në Euro 2024, kur ai shënoi golin më të shpejtë në historinë e Kampionateve Europiane, pas vetëm 23 sekondash.
Ajo fanellë u ble për 5 mijë e 792 euro.
Mbi 1000 vdekje për një vit në Kosovë si shkak i ajrit të nd...
Begaj dekreton ambasadorët e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë n...
Nga Doha në Madrid, zbulohet lokacioni i ri i Finalissimas m...
UEFA po shqyrton mundësinë për të analizuar kartonët e verdh...
Pamje nga sulmi amerikan ndaj aeroplanëve ushtarakë të Irani...
Vrasja në qendër të Prishtinës më 2017- Pala e dëmtuar thotë...