Lojtarët e Millwall dhe Evertonit nuk kanë bartur shirita të zinj në përkrahje të Emilioano Sala, edhe pse të gjitha skuadrat paraprakisht në FA Cup i kishin bartur.
Kjo ka ardhur si pasojë e kërkesës së familjarëve të sulmuesit të Cardiff Cityt drejt FA (organi qeverisës i shoqatës së futbollit në Angli).
Ata kanë kërkuar që skuadrat angleze nuk kanë nevojë të bartin shiritat e zinj pasi familja beson se 28-vjeçari është ende gjallë.
Në respekt për Sala para ndeshjes Swansea City dhe Gillingham në Liberty Stadium
Kërkesa është aprovuar nga FA dhe menjëherë është ndalur bartja e tyre në shenjë respekti. Zhdukja e Sala është raportuar të martën gjatë udhëtimit të tij me aeroplan nga Nantes (Francë) drejt Cardiffit (Uells).
Organet kompetente të shpëtimit kanë njoftuar se kërkimet për gjetjen e lojtarit janë ndalur edhe zyrtarisht.
Motra e lojtarit, Romina Sala, ka qenë një nga zërat më të mëdhenj që kërkimet për vëllain e saj mos të ndalen
Me këtë vendim familjarët nuk janë pajtuar, po ashtu edhe shumë persona nga bota e sportit, të cilët kanë filluar të mbledhin fonde për rinisjen e kërkimeve për shpëtim.
Aeroplani është zhdukur nga radari teksa ishte duke fluturuar mbi ishujt English Channel. Transferimi i tij i ka kushtuar Cardiff Cityt rreth 17 milionë euro, blerje rekord për klubin uellsian. /telegrafi
A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për U...
Barcelona bën detyrën dhe kalon tutje në Kupën e Mbretit
Ludo Lee shpërthen ndaj Albës: Kjo koka e sëmurë o vëlla, de...
Abdixhiku për Agim Veliun: E ka vendin e tij në LDK gjithmon...
Arktiku përjetoi vitin më të nxehtë të regjistruar ndonjëher...
Mbyllet Asambleja e SEPCA-s në Vlorë, Drejtori i Policisë së...