Nuk ka pasur bileta dhe as ulëse në stadium sa interesim për ndeshjen Ballkani – Shkupi, e cila zhvillohet sot në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shumë tifozë të Ballkanit kanë mbetur jashtë stadiumit.
Ndërkohë klubi kampion i Kosovës ka treguar se biletat janë shitur dhe se stadiumi është i vogël.
“Te dashur tifoz. Duke shfaqur konsiderate te larte ndaj te gjithe te interesuarit per te ndjekur ndeshjen, ju njoftojme se te gjitha biletat jane shitur dhe me nuk ka mundesi qe te paiseni me bilete. Kerkojme falje por keto jane kapacitetet e stadiumit. Faleminderit shume per mirekuptim”, ka shkruar Ballkani.
Ballkani dhe Shkupi ndeshen sonte në takimin e dytë në kuadër të Conference League. Ndeshjen e parë para një jave e ka fituar klubi kosovar me rezultat 2-1. Nëse Ballkani e ruan rezultatin , atëherë do të prekë historinë, duke hyrë në grupe dhe duke u bërë klubi i parë kosovar që depërton deri në atë nivel gare të kupave evropiane. /rtk/

Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe ...
Real Madridi ka disa emra për trajner që i përshtaten me fil...
Nga ekspozita “Kronologjia e Lirisë” Haxhiu u bë...
“Nëse gjatë rrugës sheh të njëjtën pemë dy herë, ke humbur r...
Pacolli: Kujtimi Luigi Mamollin do të mbetet gjithmonë i gja...
Nis mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së