Në një intervistë në emisionin Arena Sportive në RTK, Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka folur për skandalin e publikuar në Indeksonline, që po konsiderohet më i madhi i pasluftës.
Numri një i FFK-së ka thënë se nuk duhet të ketë tolerime për askënd që dëmton imazhin e futbollit të Kosovës.
“Kjo e dëmton imazhin e Kosovës dhe nuk duhet te ketë tolerime për asnjë klub ose individ që bën veprime të tilla. Ne në momentin kur flasim jemi vetëm në supozime, deri sa të vërtetohet gjithë kjo rrëmujë që është krijuar, këto fjalët e shumta, spekulimet e shumta dhe ne nuk mund të flasim deri sa të merret një vendim. Ne kemi besim të plotë në organet kompetente dhe ne menjëherë i kemi procedua ato dhe jemi në pritje të hetimeve të mundshme”.
Sa i përket vide-skandalit të publikuar nga Indeksonline, Vokrri ka thënë se edhe pse më së shumti iu shkon përshtat kundërshtarëve, ato asnjëherë nuk duhet të fshihen.
“Po ashtu edhe me videon e publikuar nga IndeksOnline dhe mendoj se kjo më së shumti i shkon për shtati kundërshtarëve tonë që nuk ishin të paktë edhe gjatë procesit të pranimit. Mirëpo prapë po them asgjë nuk duhet të fshehim nëse duam që këto raste të reduktohen ose të mos paraqitën më”.
Ai gjithashtu ka kërkuar nga mediat që të bëjnë sa më shumë investigime lidhur me dukuritë negative në futbollin e Kosovës.
“Une i inkurajoj mediumet, si portalet që i kanë investiguar dhe i kanë publikuar dhe mendoj që të gjithë duhet t’i publikojnë. Ndoshta mënyra nuk është më e mira, mirëpo ne nuk jemi të vlerësojmë për mënyrën por duhet të vlerësojnë aktin dhe sigurisht edhe akti duhet të marrë dënimin e merituar nëse ato vërtetohen”.
Videoskandali qoi në pezullimin e dy gjyqtarëve, një trajneri si dhe një zyrtari të FFK-së.
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...