Fadil Vokrri është optimist para duelit mes Kosovës dhe Turqisë në Shkodër.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri ka dhënë lajmet e fundit para ndeshjes mes Kosovës dhe Turqisë. Ai po ashtu ka thënë se është optimist se skuadra do të arrijë rezultat pozitiv ndaj Turqisë.
“Atmosfera e mirë në ekip, shpresoj që sonte ta tregojnë në fushë. Turqia ka disa problem, atmosfera e brishtë, duke iu referuar largimit nga skuadra të yllit Arda Turan. Uroj të mos i përsërisim gabimet nga takimi i kaluar me Turqinë”, deklaroi Vokrri për “Klan Kosova”.
“Sigurisht se futbollistët nuk mund t’i akuzojmë as për ndeshjet e kaluara. Unë mendoj që edhe këto 5-6 ndeshje që kemi zhvilluar deri më tani, kjo ekip e re ka bërë një përvojë dhe sigurisht se secili duel sjell përvojën e saj”, shtoi ai.
“Ne, si në çdo ndeshje tjetër hyjmë për të fituar, por edhe një barazim nuk do të ishte rezultat i keq”, u shpreh Vokrri.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës