Mesfushori i Monacos, Cesc Fabregas, e ka kritikuar qasjen e qytetarëve francezë drejt koronavirusit dhe mendon se duhet të merren masa më të ashpra drejt atyre që s’po i respektojnë udhëzimet, për t’u siguruar që virusi të mos përhapet edhe më shumë.
Masa parandaluese mjaft strikte janë vënë në Francë – përfshirë këtu vendimin që francezët të jenë të detyruar ta printojnë dhe plotësojnë një formular për ta arsyetuar daljen e tyre nga shtëpia, në tentim për ta kontrolluar pandeminë Covid-19, transmeton Gazeta Express.
Sezoni aktual 2019/20 i Ligue 1 është pezulluar, bashkë me shumë liga të tjera të futbollit përreth Evropës, në mënyrë që të tentohet të kontrollohet përhapja e virusit.
Megjithatë, ylli i Arsenalit, Barcelonës dhe Chelseat, Fabregas, thotë se nga ajo që ai e ka parë deri më tani, njerëzit nuk janë duke i marrë këto masa parandaluese shumë seriozisht.
“Para tri ose katër ditëve, unë u desh të shkoja në supermarket për të blerë ushqim për darkë. Dhe, për ta thënë të vërtetën, nuk më pëlqeu ajo që e pash, në kuptimin që kishte njerëz pa dorëza, pa maska dhe nuk respektoheshin rregullat e distancës”, ka thënë 32-vjeçari.
“Në departamentin e frutave dhe perimeve, njerëzit ishin grumbulluar dhe e preknin ushqimin pa dorëza. Unë e pashë një person duke e kapur një fryt me dorë dhe duke e lënë atë prapë në vend sepse nuk i pëlqeu. Kemi ende shumë punë për të bërë”.
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër