Fabio Quagliarella është duke shijuar një sezon të mrekullueshëm.
Sulmuesi është ftuar nga skuadra kombëtare e Italisë për ndeshjet në kuadër të eliminatorëve për Kampionatin Evropian 2020 falë formës së tij të shkëlqyer para portës, shkruan portali arbresh.info.
Pas golit nga Stefano Sensi (17′) dhe Marco Verrati (32′), sulmuesi i Sampdorias e ka treguar këtë duke realizuar dy gola të njëpasnjëshme nga pika e bardhë kundër Lihtenshtajnit në stadiumin Ennio Tardini të Parmas.
Quagliarella u tregua i saktë me dy goditjet e tij nga penaltia (35′) (45’+3).
Ai tani është bërë lojtari më i vjetër në histori që ka shënuar në skuadrën kombëtare të Italisë me 36 vjeç e 54 ditë.
Sulmuesi i skuadrës nga Serie A ka lënë pas Christian Panuccin, i cili u shkarkua ditë më parë nga Shqipëria si pasojë e rezultateve negative./arbresh.info/
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin