Manchester United është mposhtur në Old Trafford nga Everton me rezultat 0–1, në një ndeshje ku mysafirët luajtën me një lojtar më pak që nga minuta e 13-të pas daljes me të kuqe të Idrissa Gueye.
Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 29-të, kur Kiernan Deësbury-Hall realizoi një supergol.
Ai depërtoi bukur nëpër mbrojtjen e United-it dhe goditi saktë nga buza e zonës, duke dërguar topin në trekëndëshin e djathtë të portës. Një gol i jashtëzakonshëm që më vonë rezultoi vendimtar.
Manchester United u përpoq të reagojë, por rastet e krijuara nuk u shfrytëzuan.
Mason Mount pati një mundësi të mirë në minutën e 63-të me një goditje nga distanca, por topi kaloi ngjitur me shtyllën e djathtë.
Më parë, në minutën e 57-të, Bryan Mbeumo u rrëzua brenda zonës pas një kontakti, por arbitri vendosi të vazhdojë lojën, pavarësisht protestave të lojtarëve vendas.
Bruno Fernandes shpërdoroi një tjetër shans të mirë në minutën e 71-të, kur nga një top i marrë nga Mount goditi keq dhe çoi topin mbi traversë.
Në minutën e 80-të erdhi edhe rasti më i madh për barazim kur Joshua Zirkzee goditi me kokë pas një krosimi të saktë, por Jordan Pickford reagoi në mënyrë fantastike duke bërë një pritje vendimtare.
Me këtë fitore Evertoni arrin pozitën e 11-të me 18 pikë aq sa ka edhe Manchester United një pozitë më lartë./Arbresh.info
11 gladiatorët dardanë që kërkojnë historinë në Sllovaki ...
Këta janë 11 luftëtarët kuqezi që kërkojnë historinë ndaj Po...
Haradinaj i jep ‘zemër’ lojtarëve të Kosovës para ndeshjes m...
Vijon lirimi i hapësirave nga makinat e vjetra- Rama: Pastro...
Turqia në epërsi ndaj Rumanisë
Hamza: Sonte bashkohem me të gjithë tifozët për t’iu uruar f...