Etrit Berisha po spikat me Atalantën dhe është një nga pikat më të forta të kësaj skuadre.
Portieri i Kombëtares e ka lënë pas dëmtimin e pësuar ndaj Evertonit dhe në ndeshjen e kampionatit me Beneventon është i gatshëm, sikurse edhe u shpreh portieri në emisionin “Zona Gol”.
Ai foli edhe për rolin e De Biazit në ecurinë e tij në Kombëtare: “De Biazi ka bërë diçka të madhe me Kombëtaren tonë, u mundua të ndërtojë në skuadër dhe e bëri. Personalisht jam i kënaqur dhe mirënjohës për gjithçka ka bërë për mua dhe ekipin. Për mua ka qenë një ëndërr të përfaqësoj vendin. Po të mos ishte ai, nuk do ishte e mundur. Ai më pa, më besoi dhe është një gjë që unë nuk do ta harroj kurrë”.
Berisha bëri edhe një vlerësim për Serinë A: “Kampionati italian është jashtëzakonisht i vështirë. Nëse nuk je i përqendruar dhe nuk e kërkon me ngulm fitoren, do jetë e vështirë. Tani ne, edhe pse jemi një skuadër cilësore, kemi lënë pikë. Luajmë në Europë dhe e kemi pasur pak të vështire, duke ngecur pak në kampionat. Në lojërat e ardhshme do jemi më mirë dhe do marrim më shumë pikë. Do jetë një kampionat i vështirë, janë shumë skuadra që luftojnë dhe kjo e ka bërë ligën më të fortë. Deri në fund nuk do të ketë favoritë absolut. Do jetë i bukur të shihet deri në fund”.
Sivjet ecuria e Atalantës nuk ka qenë edhe aq e mirë në kampionat, ndërkohë që pjesëmarrja në kupat e Europës ka pasur ndikimin e vet: “Mund të them që kemi në skuadër mjaft lojtarë të rinj, që nuk janë mësuar me këtë ritëm, të luajnë në kampionat dhe Europë. E thashë edhe më parë që Seria A është e vështirë dhe duhet mund i madh për të fituar. Edhe në Europa League kemi pasur një grup të fortë, çka ka sjellë të ngecim në kampionat dhe të humbim disa pikë. Me Lojën e bërë kemi merituar më shumë. I kemi mundësitë të përmirësohemi në vazhdim, që në ndeshjen e ardhshme”. /Super Sport
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...