Nëse Lionel Messi largohet nga Barcelona, atëherë duhet t’ia ndërrojmë emrin klubit – kështu është shprehur ish-sulmuesi i Blaugranëve, Samuel Eto’o.
Superylli argjentinas, i cili është bërë sinonim i klubit katalunas, është në dilemë për të ardhmen e tij, nëse do të vazhdojë me klubin që ia kushtoi gjithë karrierën profesionale, apo të transferohet diku tjetër.
Eto’o, i cili ka qenë pjesë e skuadrës në të cilën Messi shkëlqeu në fillet e karrierës, konsideron se largimi i kapitenit është diçka e paimagjinueshme.

“E dua Messin sikur të ishte djali im, ia dua më të mirat. Barcelona është Messi dhe mendoj se nëse Messi largohet, duhet t’ia ndërrojmë emrin klubit”.
“Jemi të lumtur që e kemi te Barcelona futbollistin më të mirë në botë dhe të të gjitha kohërave, duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për t’u siguruar që ta përfundojë karrierën te Barcelona”, është shprehur kamerunasi për TyC Sports. /Telegrafi/
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...