Përzgjedhësi i Kosovës në basketboll, Brad Greenberg, ka përcjellë nga afër paraqitjen e Estonisë dhe është i vetëdijshëm që të përzgjedhurit e tij i pret një ndeshje e vështirë.
Estonia të mërkurën nga ora 17:30 e pret Kosovën në Tallin, në kuadër të grupit C të parakualifikimeve për botërorin e vitit 2019.
Estonia të shtunën mbrëma në Shkup fitoi ndaj Maqedonisë me shifrat 80:76. Po me katër pikë dallim, Kosova e kishte mposhtur Maqedoninë të mërkurën e kaluar në Prishtinë (72:68) në ndeshjen hapëse të parakualifikimeve.
Kështu pas dy ndeshjeve të para Kosova e Estonia janë në përparësi për të zënë dy vendet e para në grupin me tri përfaqësuese, vende që sigurojnë kalimin në raundin tjetër, përkatësisht shmangun rënien në Divizionin B.
Ndeshja e së mërkurës në Tallin pritet të jetë me shumë peshë. Kosova menjëherë të shtunën luan në udhëtim me Maqedoninë, ndërsa Estoninë e pret më 19 gusht.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar