Robert Lewandowski e fitoi lehtësisht “Këpucën e Artë” sezonin e kaluar 2021/2022 (35 gola), duke fituar me distancë nga rivalët më të afërt Mbappe e Immobile. Kush do të fitojë në 2022/2023? Edhe pse është ende shumë herët, gara përshkallëzohet çdo javë dhe emrat pretendentë janë ata për të cilët edhe pritshmëritë janë të larta.
Çmimi i “Këpucës së Artë merr parasysh golat e shënuar gjatë sezonit, për t’u shumëzuar me koeficientin e një lige të caktuar: Ligue 1, Bundesliga, Seria A, Liga dhe Premier League kanë koeficientin 2, ndërsa kampionate të tilla si Portugalia, Holanda, Rusia dhe Belgjika 1.5, ndërsa të tjerët 1.
Duhet theksuar se golashënuesit me pikë të larta në kampionate të tilla si Suedia, Norvegjia apo Bjellorusia kanë luajtur nga 21 deri 23 javë kampionat.
Renditja e përditësuar:
Pellegrino (Bodo/Glimt, Norvegji) – 19 gola x 1.5 = 28.5 pikë.
Haaland (Manchester City, Angli) – 11 gola x 2 = 22 pikë.
Jeremejeff (Hacken, Suedi) – 20 gola x 1 = 20 pikë
Abdikholikov (Minsk, Bjellorusi) – 20 gola x 1 = 20 pikë.
Saeter (Rosenborg, Norvegji) – 11 gola x 1.5: 16.5 pikë.
Lewandowski (Barcelona, Spanjë) – 8 gola x 2 = 16 pikë.
Neymar (PSG, Francë) – 8 gola x 2= 16 pikë.
Ofkir (Sandefjord, Norvegji) – 10 gola x 1.5 = 15 pikë.
Mbappé (PSG, Francë) – 7 gola x 2= 14 pikë.
Mitrovic (Fulham, Angli) – 7 gola x 2= 14 pikë.
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore
Shefja e politikës së jashtme thotë se BE-ja nuk ka ‘o...
Afro 200 ushtarë amerikanë janë plagosur deri më tani në luf...
Meta planifikon shkurtime të mëdha të vendeve të punës ndërs...
A rritet apo ulet oreksi pas ushtrimeve fizike?
Neymar mbetet jashtë listës së Brazilit për ndeshjet e marsi...