Edon Zhegrova ka shkruar sot një kapitull të ri në karrierën e tij si futbollist profesionist.
Ylli kosovar u transferua tek gjiganti italian Juventusi nga Lille i Francës, shkruan Arbresh.info.
Ai ka nënshkruar një kontratë pesë vjeçare që e mban të lidhur me klubin deri në vitin 2030.
La prima intervista in ⚪️⚫️ di Edon 🎙️
Guarda il video completo su YouTube 📺⤵️
— JuventusFC (@juventusfc) September 1, 2025
Pas prezantimit si futbollist i “Zonjës së Vjetër”, ai shkurtimisht dha një intervistë për kanalin zyrtar të klubit.
“Është si një ëndërr për mua, një moment i mrekullueshëm për mua dhe familjen time. Ndihem e nderuar që e vesh këtë fanellë dhe do ta vesh me shumë krenari. Do t’i jap më të mirën këtij ekipi”, deklaroi Zhegrova për faqen zyrtare të Juventusit.
Më tej ai u pyet për ndeshjen e sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve mes Lille dhe Juventusit.
“Ishte një ndeshje e shkëlqyer, Juventusi ishte një kundërshtar i vështirë për t’u luajtur, por tani jam i lumtur që jam këtu dhe mezi pres të takohem me shokët e mi të ekipit”, deklaroi Zhegrova.
Tutje futbollisti nga Prishtina foli për objektivat me klubin.
“Shënojmë shumë gola, fitojmë shumë tituj dhe mendoj se me këtë ekip mund të fitojmë tituj me cilësinë që kemi”, u shpreh ai.
Në fund pati një mesazh edhe për tifozët e Juventusit.
“Për tifozët e Biankonerëve, mezi pres t’ju takoj të gjithëve në stadium. Le të fillojë shfaqja”, përfundoi ylli dardan.
Zhegrova me Juventusin mund të debutojë me 13 shtator në derbin e madh të Italisë ndaj Interit./Arbresh.info
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...