Saga e menaxherëve të Barcelonës është ajo që duket se do të zgjasë për disa kohë, me drejtuesit e klubit që nuk nxitojnë të emërojnë pasardhësin e Xavi Hernandez, i cili njoftoi në janar se do të largohej nga posti i trajnerit në fund të sezonit.
Si Hansi Flickm ashtu edhe Roberto De Zerbi kanë qenë të lidhur fort me marrjen e frerëve, dhe një tjetër që më parë u përfol për këtë rol ishte Rafa Marquez, i cili aktualisht është trajneri kryesor i Barca Atletic.
Javier Aguirre, menaxheri i Mallorca, beson se bashkëkombësi i tij meksikan, Marquez do të ishte i përsosur për punën e menaxherit në Barcelonë.
“Ai ka pasur mësues të mëdhenj dhe trajnerë të mëdhenj në karrierën e tij, ai ka ardhur nga ‘Can Barca”, ka thënë fillimisht Aguirre për Mundo Deportivo.
“Ai e di se për çfarë bëhet fjalë, ka një personalitet shumë të mirë për të qenë trajner, është fizikisht i mirë dhe është i ri. Mendoj se Rafa është ideal”, përfundoi trajneri i Vedat Muriqit.
Pavarësisht vlerësimit të ndezur të Aguirre, vlen të përmendet se Marquez pothuajse me siguri nuk do të jetë trajneri i ardhshëm i Barcelonës, pasi ai nuk pritet të merret parasysh gjatë procesit të punësimit. Tani për tani, ai do të jetë në pozicionin e tij aktual. /Telegrafi/
Leonard Ademaj kërkon burgim të përjetshëm: Vrasësit e Lirid...
“Ulu në vend, s’ta jap fjalën”, përplasje mes Albulena Haxhi...
Prokurorja kërkon burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe...
Prokurorja: Skenarin për vrasjen e Liridonës duhet ta kenë z...
Prokurorja: Naim Murseli kreu vrasje makabre para syve të fë...
Osmani: Në këtë përvjetor të masakrave në Poklek e Çikatovë,...