Mesfushori Eros Grezda është duke kaluar një formë mjaft të mirë me klubin e tij Osijek në Kroaci dhe kjo gjë i ka siguruar atij një vend të rëndësishëm në ekipin kombëtar.
Në konferencën për shtyp para gazetarëve, 22-vjeçari nga Gjakova nuk e ka fshehur dëshirën për t’u aktivizuar nga minuta e parë në sfidën ndaj Lihtenshtejnit. Grezda deklaroi gjithashtu se për Kombëtaren është gati të luaj në çdo pozicion kudo qe të thotë trajneri.
“Për fat të keq nuk kam filluar asnjë ndeshje nga minuta e pare. Kam luajtur në Itali e Luksemburg. Nuk e di sa kam arritur t’i mbush mendjen trajnerëve, por unë gjithmonë kam dhënë maksimumin dhe tani pres që ndoshta të filloj nga minuta e parë dhe të tregoj veten. Nuk kam biseduar shumë, kemi pak ditë që kemi ardhur dhe jemi të përqendruar te stërvitjet që po bëjmë. Trajneri do të provojë gjëra, do bëjë zgjedhjet. Ai do të shikojë cili është lojtari ideal për pozicionet ku luajmë”, ka thënë Eros Grezda në konferencën për media.
Mijëra njerëz mblidhen në Betlehem, ringjallin frymën e Kris...
Shqipëri/ Rriten rastet e dhunës dhe bullizmit në shkolla
Arrestohet 29-vjeçari që vodhi para në një xhami në Ferizaj
Ministri Sallahu nënshkruan Projektkodin e etikës për Eksper...
Po kalon në formë fantastike, Medon Berishës i rritet vlera ...
Kurti: Sulmi ndaj kanalit Ibër–Lepenc ishte përpjekje e qëll...