Mesfushori i Interit, Christian Eriksen pritet të vijë në Milano javën e ardhshme dhe do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të reja të zemrës pari se t’i bashkohet ekipit të Interit.
Pushimet e mesfushorit danez pritet të përfundojnë së shpejti dhe ai të udhëtojë drejt Italisë.
Sipas mediumit Sky Sport Italia, duke përjashtuar surprizat dhe ndryshimet në plane, Eriksen duhet të kthehet në qytetin e modës javën e ardhshme.
Ish-mesfushori i Tottenham Hotspur, i cili pësoi një arrest kardiak gjatë ndeshjes hapëse të Danimarkës në Euro 2020 me Finlandën, mezi pret të shohë shokët e tij të skuadrës në Inter.
Raporti zbulon se ai do t’i nënshtrohet kontrolleve të reja dhe të sakta të zemrës pas kthimit të tij dhe qëllimi i lojtarit dhe i Interit është të hetojë se çfarë e shkaktoi arrestin kardiak më 12 qershor.
Pas ekzaminimeve mjekësore ata do të vendosin hapat e ardhshëm dhe mundësitë për të parë kthimin e tij në fushë në futbollin italian.
Serie A vazhdon të jetë e vendosur se Eriksen nuk mund të luajë në kampionatin e tyre pa e hequr pajisjen e njohur si defibriliatori kardiak. /Telegrafi/
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari