Enzo Zidane i është bashkuar Alaves nga Real Madridi duke nënshkruar marrëveshje tri vjeçare.
Zidane, i cili është djali i trajnerit të Real Madridit Zinedine Zidane, iu bashkua akademisë së ‘Los Blancos’ në vitin 2014 por shpenzoi pjesën më të madhe të kohës te skuadra Castilla, transmeton portali arbresh.info.
22-vjeçari zgjodhi largimin nga Bernabeu duke vendosur lapsin në një marrëveshje që i siguron atij qëndrimin në Alaves deri në vitin 2020.
Lexo edhe: Prishtina pëson disfatë të thellë në ndeshjen e parë ndërkombëtare (VIDEO)
“Deportivo Alaves dëshiron të mirëpres Enzo Zidanen dhe i uron atij fat për sezonin e ri. Mirësevjen Enzo!”, shkruan klubi në një deklaratë në faqen zyrtare.
Zidane ishte shpesh i zgjedhur si pjesë e skuadrës së babait të tij, por ka bërë vetëm një paraqitje në skuadrën kryesore duke shënuar një gol në Cupa del Rey kundër Cultural Leonesa.
Marrëveshja mësohet se ka një klauzolë të riblerjes nëse Zidane shkëlqen te klubi i ri./arbresh.info
Osmani arrin në Washington për takimin inaugurues të Bordit ...
“Liria ka emër”, Rama reagon me mesazh pas fjalëve përfundim...
Abdixhiku uron besimtarët myslimanë për nisjen e Ramazanit
Trepça fiton Kupën e Kosovës për vitin e pestë me radhë
Merz: Gjermania do kërkojë partneritete strategjike me Kinën...
Sot fillon Ramazani me namazin e teravisë, nesër Syfyri i pa...