Shanset që trajneri i Barcelonës të rinovojë kontratën e tij, e cila skadon në fund të këtij sezoni, tani duken shumë të vogla pas disfatës së tmerrshme që pësoi të martën.
“Unë jam i vetmi që jam përgjegjës për këtë”, tha trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, për mediat spanjolle në një intervistë menjëherë pas ndeshjes në Ligë të Kampionëve, ku gjiganti katalunas pësoi disfatën më të keqe ndonjëherë nën sundimin e tij, transmeton portali arbresh.info.
Lexo më shumë: Statistikat që turpërojnë Messin dhe Barçën (Foto)
Luis Enrique do të mbetet pa kontratë në verë dhe të gjitha raportet për rinovimin të mundshëm i ka hedhur poshtë tani. Madje, shanset që e ardhmja e tij në ‘Camp Nou’ të vazhdoj tani thuajse nuk ekzistojnë.
Diego Simeone, Xavi, Francisco Jemez, Frank Rijkaard, Oscar Garcia, Pep Guardiola , Mauricio Pochettino, Jurgen Klopp dhe Ronald Koeman janë 10 kandidatët e mundshëm për të zëvendësuar atë./arbresh.info
Osmani pret ambasadorin britanik, diskutohet për zhvillimet ...
Zhegrova jep sinjal të fortë te Juventusi: Refuzon pushimin ...
I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet 32-vjeçari në T...
Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve: Sot do jetë dita më intens...
Zyrtari i lartë iranian kërcënon Trump: Ki kujdes që të mos ...
Haxhiu pret në takim drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsion...