Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka habitur sërish me mënyrën e tij të pazakontë të të udhëhequrit nga stoli.
I njohur për “dashurinë ndaj lartësive” që nga koha kur drejtonte Celtan, Enrique shpesh ka kërkuar të shohë futbollin nga një perspektivë më e lartë për të kontrolluar më mirë lojën, shkruan Arbresh.info,
Mbrëmë PSG triumfoi ndaj Lensit në kuadër të xhiros së katërt në Ligue 1, por ajo cfarë në sy nga kjo ndeshjes ishte pozicionimi i trajnerit spanjoll, Luis Enrique.
Spanjolli vendosi të ndjekë pjesën e parë nga tribuna, ndërsa të dytën e kaloi në stol aty ku e ka vendin një trajner.
“Unë dhe stafi im kemi kohë që kërkojmë mënyra për të përmirësuar performancën. Kam parë trajnerë të rugbyt që e ndjekin ndeshjen nga një perspektivë tjetër. Edhe unë doja të provoja të shikoja pjesën e parë nga tribuna dhe ishte fantastike, kontrollon gjithçka ndryshe”, tha ai pas ndeshjes.
Enrique njihet për stilin e tij të veçantë ku edhe më parë ka eksperimentuar me ide të ngjashme, si përdorimi i walkie-talkie për lojtarët gjatë kohës që ishte trajner i Spanjës./Arbresh.info
🚨 Yesterday, Luis Enrique watched the first half against Lens from the press box and then, in the second, went down to the bench.
🗣️❗️ Luis Enrique: “For some time now, I’ve been watching rugby coaches who analyze matches from a very different perspective. I like the… pic.twitter.com/t6Eg9ynqBz
— The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) September 15, 2025
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...