Llapi njofton se ish-futbollisti Enis Zabërgja është emëruar Shef i Skautimit për të rinjtë.
Lajmin e ka bwrw tw ditur vetw klubi llapjan pwrmes njw postimi nw rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Pas një karriere të gjatë në futbollin aktiv, Zabërgja, i cili së fundmi është pensionuar nga futbolli, tani do të marrë një rol kyç në zbulimin dhe zhvillimin e talentëve të rinj, duke ndihmuar në rrugëtimin e tyre drejt ekipit senior.
Me përvojën dhe njohuritë e tij, ai pritet të jetë një faktor i rëndësishëm në ndërtimin e një baze të fortë të futbollistëve të rinj në klubin tonë.
“Jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e këtij projekti dhe që do të kontribuoj në zhvillimin e talentëve të rinj. KF Llapi gjithmonë ka qenë një klub që i beson të rinjve, dhe unë do të jap maksimumin për të zbuluar dhe avancuar futbollistët më të spikatur drejt ekipit të parë”, u shpreh ai.
Me angazhimin e Zabërgjës në këtë rol, KF Llapi mendon për të ardhmen e klubit, duke krijuar një strukturë të fortë për zhvillimin e talentëve dhe avancimin e tyre drejt Evropës./Arbresh.info
30 komuna përmbyllin procesin e rinumërimit
MASHT me vendim për rishikimin e kurrikulave për arsimin fil...
Detaje të reja rreth aksidentit tragjik të tifozëve të PAOK-...
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Ramadan Meholli
Kosova merr urim të veçantë nga Ambasada e SHBA-së pas prani...
Osmani: Kosova do të vazhdojë të ecë përpara, e palëkundur n...