Agim Ademit ëndërron që të kualifikohet Kosova në Kampionatin Evropian që do të mbahet në vitin 2020.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka qenë i ftuar në emisionin Oxygen te Besim Dina.
Ademi ka shpalosur shumë gjëra te Besim Dina, dhe u pyet edhe se cila është ëndrra e tij që do të kishte dëshirë t’i realizohet.
“Ëndrra që pres me mu realizu është kualifikimi në Evropë dhe pas kualifikimit në Evropë rezultatin më të mirë që mund të nxjerrin këtë djem”, u shpreh Ademi.
Kosova gjendet në Grupin A me Anglinë, Çekinë, Bullgarinë dhe Malin e Zi.
Pas tri ndeshjeve, Kosova renditet e dyta me pesë pikë, pas 2 barazimeve dhe një fitore, derisa Cekia e Anglia prijnë me nga 6 pikë.
Nëse Kosova dështon të kualifikohet në Evropian përmes rrugës së rregullt, atëherë “Dardanët” kanë shansin përmes Ligës së Kombeve, aty ku përfunduan të parët në Grupin 3 të Ligës D për t’u kualifikuar në play-off.
Ndeshjet e Ligës së Kombeve, ku edhe do të mësohen skuadrat pjesëmarrëse në Evropian, do të luhen në mars të vitit 2020.
Kurti pas votimit: Sa më e lartë të jetë dalja e qytetarëve,...
Kurti voton në Prishtinë, u bën thirrje qytetarëve të dalin ...
Voton kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti
Tronditet SHBA, 12 persona plagosen me armë zjarri në një fe...
Nën ndikimin e alkoolit, arrestohet e dyshuara për keqtrajti...
DnV: Procesi i votimit ka nisur kryesisht pa probleme