19 vjeçari nga Kosova, Emir Sahiti, ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me skuadrën e Hajduk Split.
Emiri sezonin e kaluar e kaloi tek Hajduk Split II, në formë huazimi nga Rabotnicki.
Sahiti e ka filluar karrierën tek skuadra e Ramiz Sadikut, për të kaluar në Prishtinë, pastaj tek Trepça 89 para se të dilte jashtë vendit tek Rabotnicki ku debutoi si 17 vjeçar.
Sahiti është paraqitur edhe me kombëtaren U-19 të Shqipërisë dhe tani është reprezentues i rregullt i U-21.
Emir Sahiti luan si anësor dhe sezonin e kaluar është paraqitur në nëntë ndeshje me skuadrën e Hajduk Split II për të shënuar një gol
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...
Qiproja nuk i lejoi të marrë pjesë me simbole shtetërore, ka...
Hapet konkurs për projektimin e Memorialit për Adem Jasharin...
Valë ekstreme e të ftohtit në SHBA
Kontrolloni nëse ju duhet një jastëk i ri: Truku 30-sekondës...
Real Madridi fiton në “Mestalla“ ndaj Valencias dhe vazhdon ...