Hamburgu ka shënuar fitore me rezultat 3-2 në udhëtim ndaj Hertha Berlinit në kuadër të javës së 19-të në kategorinë e dytë të futbollit gjerman.
Ishte një ndeshje fantastike mes këtyre dy skuadrave e cila u përcoll me dramë deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit.
Në fakt, Hamburgu pati një epërsi prej dy golave dhe dukej se vendasit nuk do të kenë fuqinë të ndryshojnë rrjedhën e ndeshjes, por në fakt ata u rikthyen duke barazuar rezultatin.
Kështu në skenë doli futbollisti kosovar Emir Sahiti, i cili në minutën e 84-të gjeti rrjetën duke shënuar për rezultatin 3-2.

Ky ishte goli i fitores për Hamburgun pasi ata deri në fund të ndeshjes ia dolën ta menaxhojnë mirë epërsinë e krijuar duke mos lejuar që tri pikët t’u rrëshqasin nga duart.
Kujtojmë se për 26-vjeçarin ky ishte goli i parë këtë edicion në kampionat pas tetë ndeshjeve të luajtura./Telegrafi/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës