Gjykata sportive e Federatës Gjermane të Futbollit (DFB) ka vendosur ta dënojë me 8 mijë euro sulmuesin anësor e të Hamburgut, Emir Sahiti.
Ky ndëshkim i është dhënë futbollistit 26-vjeçar për një veprim të pahijshëm që ai kreu ndaj tifozëve gjatë ndeshjes kundër Regensburgut.
Federata Gjermane e Futbollit e bëri publik vendimin e martën, pasi Sahiti u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen që përfundoi 1-1 mes Hamburgut dhe Regensburgut.
Reprezentuesi i Kosovës fillimisht u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 74-të. Dy minuta më vonë, ai mori një karton të dytë të verdhë dhe u përjashtua nga fusha pasi protestoi ndaj vendimeve të gjyqtarit.
Sahiti ka pranuar gjobën e vendosur nga DFB-ja. Veprimi i tij erdhi si reaksion ndaj provokimeve nga tifozët e skuadrës kundërshtare.
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...