Klubi nga Lipjani, KF Ulpiana 1926 ka njoftuar se trajneri i tyre, Emin Bajrami ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij si trajner.
Përkundër fitores ndaj Ramiz Sadikut dhe gjasave reale për t’u rikthyer në Superligë, Bajrami ua ka shprehur vendimin e tij drejtuesve të klubit, përcjell Arbresh.info.
Ulpiana 1926 ka falënderuar trajnerin për punën e bërë për një vite e gjysmë, ndërsa i ka uruar suksese tutje.
“Faleminderit Emin Bajrami!
Të nderuar tifozë, KF ULPIANA 1926 ju njofton se pas një periudhe më shumë se 1 vit e gjysëm në krye të shtabit teknik, Emin Bajrami ka ofruar dorëheqje nga pozita e trajnerit.
Me këtë rast, KF ULPIANA 1926, e falenderon përzemërsisht trajnerin Emin Bajrami për punën dhe kontributin e tij sa ishte pjesë e klubit tonë, duke i dëshiruar shumë suksese në të ardhmën.” Shkruhet në njoftimin e skuadrës së Lipjanit.
Ulpiana aktualisht gjendet në pozitën e katërt në grupin B të ligës së Parë me 31 pikë, ndërsa në pozitën e parë gjendet Vjosa e 34 pikë, kurse në pozitën e dytë, është Prishtina e Re me 33 pikë dhe në pozitnë e tretë Ferizaj me 32 pikë. /Arbresh.info/
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...