Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka kritikuar kapitenin Granit Xhaka për përplasjen e tij me tifozët e klubit.
Xhaka ishte zëvendësuar në minutën e 61’të nga Unai Emery.
Megjithatë, pasi që Arsenali ishte duke barazuar me Crystal Palace, tifozët kërkonin që ai të mos ecte por të dilte duke vrapuar që të mos humbiste kohë për ekipin që po kërkonte fitore.
Xhaka u indinjua nga tifozët dhe reagoi ashpër, ai madje hodhi edhe fanellën e klubit dhe kjo nuk u prit aspak mirë. Ai nuk u ndal as në bankinë por shkoi direkt në zhveshtore duke mos i përkrahur shokët e tij të skuadrës.
Emery, që i dha atij shiritin e kapitenit të klubit, foli për medie pas takimit.
“Ai ishte gabim, por do të flasim me të brenda për këtë situatë. Dua të jem i qetë, por, në të vërtetë, ishte gabim me atë veprim”, ka thënë Emery për BBC pas ndeshjes.
Ndryshe Arsenali lëshoi përsëri pikë duke barazuar në shtëpi 2-2 me Crystal Palace. Arsenal kishte epërsinë e dy golave në këtë takim./Express/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës