Dy yjet e kombëtares së Kosovës, Lindon Emërllahu dhe Meriton Korenica kanë lënë gjurmë në ndeshjen e sotme të CFR Cluj ndaj Botosanin e vlefshme për xhiron e gjashtë në Superligën e Rumanisë.
Edhe pse Cluj luajti baras 3-3, dyshja dardane pati rol kyç në këtë rezultat, shkruan Arbresh.info.
Lindon Emërllahu shënoi në minutën e 19-të për të hapur llogarinë e golave.
Teksa pjesa e parë u mbyll 2-1 në të mirë të klubit të tij. Në minutën e 54-të, mysafirët barazuan rezultatin sërish.
Mirëpo ishte Meriton Korenica ai i cili i dha epërsinë Clujit për të tretën herë në këtë sfidë. Mirëpo përsëri mysafirët barazuan dhe ndeshja u mbyll 3-3.
Ky ishte goli i parë në ndeshjen e parë si startues këtë edicion për Emërllahun pas atij lëndimi që pati.
Edhe për Korenicën ky ishte goli i parë këtë edicion krahas një asistimi./Arbresh.info
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër