Dyshja e kombëtares së Kosovës, Lindon Emërllahu dhe Meriton Korenica kanë shkëlqyer në pjesën e parë të ndeshjes derbi mes Clujit dhe FCSB.
Ekipi e yjeve dardan po fiton 2-1, pas pjesës së parë falë kontributit të dyshes së Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Fillimisht, Meriton Korenica asistoi për golin e Djokovicit në minutën e 19-të për epërsinë fillestare.
Më pas rezultati u barazua nga mysafirët. Por ishte Lindon Emërllahu i cili shënoi në fundin e pjesës së parë për ta dërguar skuadrën e tij në pushim me avantazh 2-1.
Ky ishte goli i dytë i Lindonit, sikurse edhe asistimi i dytë i Korenicës në Superligën e Rumanisë.
Të dy këta futbollistë janë ftuar nga Foda për dy ndeshjet e shtatorit për kualifikimet në Kupën e Botës ndaj Zvicrës dhe Suedisë./Arbresh.info
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?