Roma i ka nisur bisedimet për mbrojtësin e djathtë shqiptar të Napolit, Elseid Hysaj, sipas mediave italiane.
Gazeta italiane Gazzetta dello Sport raporton se bisedimet mes drejtuesve të Napolit dhe përfaqësuesve të Hysajt janë duke vazhduar, transmeton Gazeta Express.
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë është i lirë të largohet nga Sao Paolo për çmimin e duhur këtë verë, veçanërisht tani që Giovanni Di Lorenzo i është bashkuar Napolit.
Sipas gazetës italiane, Napoli është i gatshëm ta shesë Hysajn për 20 milionë euro, ndërsa Roma duhet të heqë dorë nga Karsdorp për ta financuar blerjen e shqiptarit.
Karsdorp dëshiron të kthehet te Feyenoordi në Holandë, e cila e dëshiron vetëm si lojtar të huazuar, megjithatë.
Por, Roma dëshiron ta shesë atë për ta financuar blerjen e Hysajt, mbrojtësit të djathtë të padëshiruar nga Carlo Ancelotti.
Vjen reagimi i parë nga VV-ja pasi Osmani tha se kjo parti s...
Një ditë pas zgjedhjeve, PDK thërret konferencë për media
Qeveria pro-perëndimore e Armenisë fiton zgjedhjet pavarësis...
Të shtëna me armë në Kamëz, humb jetën një person, një i pla...
Kallas: Udhëheqësit politikë të angazhohen në mënyrë konstru...
KQZ nis verifikimin dhe numërimin e votave për kandidatët pë...