Agjenti i Elseid Hysajt është përgjigjur me “do të shohim” kur është pyetur rreth raporteve në lidhje me kalim te Chelsea.
Ylli shqiptar ishte një lojtar kryesor nën udhëheqjen e Maurizio Sarrit, por ka pranuar kritika në disa pjesë të këtij sezoni ndërkohë që duket se është duke pasur probleme për t’iu adaptuar stilit sulmues nën udhëheqjen e Carlo Ancelottit, transmeton portali arbresh.info.
Sarri aktualisht është trajner te Chelsea dhe “Blutë” janë përfolur shumë për transferimin e qendërmbrojtësit.
“Të shohim, ndoshta”, është përgjigjur Mario Giuffredi në ‘Radio Kiss Kiss’.
“Ekziston një merkato për lojtarët e dobët. Meqenëse njerëzit e konsiderojnë atë jo të vlefshëm te Napoli, ndoshta ai mund të shkoj këtu. Ndoshta kjo ju tregon se ai nuk është shumë keq”
“Lojtarët kanë shpirt dhe janë njerëz, prandaj ata janë të prekur nga këto gjykime. Megjithatë, neve nuk ka interesojnë çfarë thonë ata, ne dëgjojmë opinionin e klubit”
“Një pjesë e vogël që është duke munguar nga Napoli është gazetaria që nuk i ndihmon skuadrës. Nuk mendoj se mediat lokale në Torino sillen ashtu siç bëjnë në Napoli ndaj skuadrës”
“Sigurisht, unë nuk jam duke vendosur të gjithë në një thasë sepse këtu ka shumë gazetarë të mirë”
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...