Prishtina e Re njofton se me marrëveshje të dyanshme ka ndarë rrugët me trajnerin Elon Berisha.
Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook të klubit kryeqytetas, shkruan Arbresh.info.
Sipas njoftimit të klubit detyrën e trajnerit do ta marrë Shpëtim Babaj.
“KF Prishtina e Re njofton opinionin sportiv dhe të gjithë mbështetësit e saj se, pas një vendimi të përbashkët të Bordit të klubit dhe me marrëveshje të plotë me kryetrajnerin Elon Berisha, është vendosur për ndryshime në stafin teknik.”
“Detyrën e kryetrajnerit do ta ushtrojë Shpëtim Babaj, deri në një vendim tjetër, i cili deri më tani ka qenë në pozicionin e Drejtorit Sportiv pranë KF Prishtina e Re. Klubi i uron shumë suksese në këtë sfidë të re, duke besuar se përvoja dhe përkushtimi i tij do të kontribuojnë në vazhdimësinë e projektit tonë.”
“Ndërkohë, Elon Berisha do të vazhdojë të mbetet pjesë e klubit tonë, tashmë në një detyrë tjetër tek KF Prishtina e Re. Raportet tona me trajnerin Berisha janë të veçanta, duke qenë se kemi një rrugëtim të përbashkët dhe bashkëpunim mbi 3-vjeçar.”
“KF Prishtina e Re i shpreh mirënjohjen më të sinqertë trajnerit Elon Berisha për punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë periudhës së tij në krye të skuadrës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s