
Soccer Football - La Liga Santander - FC Barcelona v Real Madrid - Camp Nou, Barcelona, Spain - May 6, 2018 Barcelona's Luis Suarez scores their first goal REUTERS/Albert Gea
Ka përfunduar plot spektakël El Clasico në Camp Nou sonte
Pavarësisht se me 10 lojtarë, Barcelona u soll si një kampion i vërtetë në La Liga dhe arriti që të kalojë në epërsi në të dy rastet kundër Real Madridit.
Pjesa e parë nisi furishëm për Barcelonën, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 10’të të takimit. Ishte Luis Suarez që kaloi Blaugranët në epërsi.
Por, nuk vazhdojë shumë dhe Los Blancos barazojnë rezultatin në minutën e 14 me anë të Cristiano Ronaldos, i cili në pjesën e dytë nuk luajti fare shkaku i një lëndimi.
Barcelona nga fundi i pjesës së parë luan me një lojtarë më pak pasi që Sregi Roberto ndëshkohet me të kuq.
Pjsa e dytë nis më mirë me Realin që sulmojnë më shumë Barcelonën por pas minutës së 50’të, Barcelona merr avantazhin dhe shënojnë edhe njëherë në minutën e 53’të ku shënon Messi.
Këtë rezultat Barcelona e ruan deri në minutën e 72’të ku shënon Gareth Bale një gol të bukur, që ishte gol i barazimit.
Me këtë barazim Barcelona ruan serinë pa humbje në La Liga që nga fillimi i sezonit duke arritur në 87 pikë, kurse Reali është në pozitën e 3’të, me 3 pikë më shumë se Atletico Madrid, e të cilën pozitë deri në fund të kampionatit mund ta merr.
Kurti: Serbia e ka kuptuar se jemi shtet
Erion Veliaj bën kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës: Më...
KQZ planifikon që deri në fund të janarit të përmbyllë rinum...
Shpallet në kërkim i dyshuari për tentim vrasjen në Gjakovë
Trump s’ka plane ta vizitojë Parisin, thonë nga Shtëpia e Ba...
AUV-i njofton ndalimin e importit të shpezëve të gjalla dhe ...