Fisnik Asllani është duke kaluar në formë jetësore këtë edicion, sikurse me klubin e Hoffenheimit ashtu edhe me kombëtaren e Kosovës.
Paraqitjet e tij fenomenale kanë bërë që Bayern Munich, Barcelona e disa skuadra me renome evropiane kanë shprehur interes për yllin dardan, shkruan Arbresh.info.
Sipas gazetarit gjerman njëkohësisht ekspertit të transferimeve, Florian Plettenberg, Bayerni tashmë ka nisur bisedimet për Fisnik Asllanin.
Bayerni, me Eberl/Freund të përfshirë, janë të impresionuar nga zhvillimi i sulmuesit. Sulmuesi 23-vjeçar i Hoffenheim do të largohet në verë përmes një klauzole lirimi. Asllani është gjithashtu me Kosovën për ndeshjet play-off të Kupës së Botës. Sezon fantastik deri tani.
🚨🔴 FC Bayern’s interest in Fisnik #Asllani is becoming more concrete, with talks having already taken place.
Bayern, with Eberl/Freund involved, are impressed by the forward’s development. The 23 y/o top striker from Hoffenheim will leave in the summer via a release clause.… pic.twitter.com/hl65ooeLKV
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) November 17, 2025
Asllani ka një klauzolë në kontratën e tij me Hoffenheim, që do të hyjë në fuqi nga vera e ardhshme.
Këtë sezon, 23-vjeçari ka shënuar tetë gola me klub dhe kombëtare, teksa ka dhuruar edhe tri asistime.
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?