Edhe pse nuk ka shumë kohë që ka përfunduar stinorin vjeshtor, Liria menjëherë ka nisur të mendojë për pjesën e mbetur të kampionatit, ku synim kryesor i tyre mbetet inkuadrimi në Superligën e Kosovës.
Prizrenasit stinorin vjeshtor e mbyllën në pozitën e pestë me 36 pikë, katër më pak se liderja Vushtrria, shkruan Arbresh.info.
Lufta mes Lirisë dhe Vushtrrisë tashmë nuk është vetëm në fushë por edhe jashtë saj. Skuadra e Liridon Lecit është shumë afër të arrij marrëveshje me top sulmuesin e liderës, Theophilus Solomon.
Sipas informatave që posedon portali Arbresh.info, Liria tashmë është në kontakte të vazhdueshme me Solomonin dhe është shumë afër që ta ketë atë për stinorin pranveror.
Në anën tjetër Vushtrria është duke insistuar ta mbaj sulmuesin nigerian, pasi ai mbetet shtylla kryesore e skuadrës. Ai është golashënuesi më i mirë i klubit me 11 gola.

Problemi kryesor tek Vushtrria mbeten kushtet financiare, andaj dhe kjo është arsyeja kryesore nëse Solomon vendos të largohet nga klubi.
Ditët në vazhdim pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e lojtarit.
Solomon është pjesë e Vushtrrisë nga janari i këtij viti kur u transferua nga Dukagjini. Ai më parë ka djersitur fanellën e Ballkanit, e Gjilanit./Arbresh.info
“Ungjilli u shpall nga Jerusalemi në Iliri”, Osmani për Kris...
Arrestohet presidenti i Fenerbahçes, nën hetim për përdorim ...
Mijëra njerëz mblidhen në Betlehem, ringjallin frymën e Kris...
Shqipëri/ Rriten rastet e dhunës dhe bullizmit në shkolla
Arrestohet 29-vjeçari që vodhi para në një xhami në Ferizaj
Ministri Sallahu nënshkruan Projektkodin e etikës për Eksper...