Xhudistët kosovarë janë duke u përgatitur për lojërat olimpike “Tokyo 2020”, e këto përgatitje janë duke i bërë në Romë, të nisura nga fillimi i javës e do të mbarojnë të premten.
Më shumë se 250 xhudistë nga 30 shtete po stërviten së bashku në qendrën olimpike “Fijlkam”, ku ndër të tjerë janë garues që kanë fituar medalje olimpike si edhe janë kampion botërorë e evropianë të xhudos.
Xhudistët tanë po përgatitën para garës “Grand Slam” që mbahet nga 24 deri më 26 tetor në Abu Dabi – Emiratet e Bashkuara Arabe, kurse Shpati Zekaj po përgatitet për Kampionatin Botëror për Juniorë që mbahet nga 16 deri më 19 tetor në Marrakesh – Marok.
Komandanti i FSK-së dekoroi me medalje pjesëtarët që kanë qe...
Prokurorja West për ish-krerët: Të akuzuarit kanë kryer krim...
Prokuroria e Hagës kërkon nga 45 vjet burgim për çlirimtarët
Rama sot në Bruksel, takon Presidentin e Këshillit Evropian
Nis faza përfundimtare e gjykimit në Hag, Hamza: Kosova beso...
Nis faza përfundimtare e gjykimit në Hag