Ekipi i xhudos premton medalje tjera, pas suksesit në Tokio

21:30 | 2 Gusht 2021

Ekipi i xhudos së Kosovës ka arritur në Kosovë nga Tokio, në të cilën vend xhudistët tanë fituar dy medalje të arta, në Lojërat Olimpike.

Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi janë xhudistët që i kanë sjellë dy medalje olimpike Kosovës, të tretën të artë në përgjithësi pas asja që kishte fituar Majlinda Kelmendi në Brazil në vitin 2016.

Për të pritur ekipin e xhudos në aeroportin “Adem Jashari”, kishte dal edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në këtë ceremoni, trajneri i ekipit të xhudos, Drtion Kuka, përgëzoi xhudistët për paraqitjen. Ai tha se Kosova do të fitojë medalje të tjera në olimpiadat e radhës.

Kuka ka përgëzuar të gjithë xhudistët për paraqitjen, ndërsa tha se Majlinda Kelmendi edhe pse nuk fitoi medalje ka qenë shtylla e ekipit, kurse paraqitjen e Akil Gjakovës e vlerësoi të lartë.

“Dua të falënderoj në radhë të parë heroinën tonë Majlindën që i ka pri këtij ekipi, sepse në vitin 2016 ajo e nisi në mënyrë brilante dhe krejt bota u ngrit në këmbë qysh një Kosovë e vogël me prodhu një kampione olimpike. Tash i kemi tri”.

“Sinqerisht në gjithë këto urime dhe gëzim tonin që e kemi pasë për këto rezultate të arritura një koment më ka mbetur në kujtesë, sepse e kemi bërë një foto të pesë rrathët olimpikë dhe e kanë shkruar që duhet me i fitu edhe dy medalje. Unë si trajner po besoj që do t’i fitojmë edhe këto dy medalje që të bëhen pesë – aq sa janë rrathët olimpikë – në mënyrë që pas meje të vijë Majlinda, Akili dhe të tjerët në sportin e xhudos. Presim edhe jam i sigurt se edhe sportet e tjera së shpejti do të arrijnë ku kanë arritur xhudistët”.

Distria Krasniqi, ka falënderuar të gjithë shqiptarët për mbështjetjen e këtij rrugëtimi.

Krasniqi në fjalën e saj pas arritjes në atëdhe premtoi më shumë medalje të arta nga Parisi.

“Jam shumë mirënjohëse për këtë mikpritje kaq të ngrohtë. Ju falënderoj të gjithëve sidomos popullin shqiptar që na kanë përcjellë dhe mbështet gjatë gjithë kësaj kohe”.

“Do t’i gëzojmë këto medalje ndër vite dhe nga Parisi do të kthehemi me më shumë medalje të arta”, deklaroi Krasniqi.

Në fjalën e saj,Nora Gjakova ka falënderuar trajnerin e tyre, Driton Kukën, për mundin pasi që sipas saj, fal Kukës ajo po e shijon medaljen e Artë Olimpike.

“Faleminderit edhe klubit të xhudos “Ipon”, faleminderit edhe popullit të Kosovës dhe kjo medalje është për të gjithë popullin e Kosovës”, është shprehur Gjakova

Ndërsa, zëvendësministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit,Daulina Osmani, uroi gjithë sportistë për paraqitjen dhe tha se duhet krijuar strategji për përkrahjen e sportistëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara