Prishtina e Re arriti të fitojë ndeshjen e barazhit ndaj Dinamos së Ferizajit pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 7-6.
Ndeshja pas 90 minutave përfundoi me rezultat 2-2, shkruan Arbresh.info.
Teksa edhe pas 120 minutave kjo sfidë nuk prodhoi fitues duke u mbyllur me rezultat 3-3.
Drama vazhdoi edhe në penallti duke shkuar në serinë e 12 të penalltive.
Pas gjithë kësaj drame Prishtina siguroi finalen e barazhit ku do të luaj ndaj Feronikelit ’74 për një vend në Superligë.
Kurse më meritori për fitoren e sotme për skuadrën simpatike nga Hajvalia e Prishtinës ishte gardiani Egzon Bislimi.
Portieri i Prishtinës së Re priti plotë gjashtë penallti në këtë ndeshje.
Ai priti gjysmën e penalltive të goditura nga skuadra e Dinamos së Ferizajit.
Ndeshja për një vend në Superligë mes Prishtinës së Re dhe Niklit luhet të shtunën në Klinë./Arbresh.info/
Miftaraj: Haxhiu po tenton krijimin e kuorumit artificial pë...
Elisa Spiropali i përgjigjet Ramës: Më përjashto
Kandidatura e Feride Rushiti në qendër të vëmendjes, reagon ...
Hoti: Rendi kushtetues është mbi çdo politikë, mbi çdo parti...
S’duhet dekret: Nëse nuk ka president deri në mesnatë, vendi...
Shtëpia e Bardhë: SHBA po shqyrton propozimin e fundit të Ir...