Risia e listës së trajnerit të Kombëtares Shqiptare, Christian Panucci, është emri i Egzon Binakut. Mbrojtësi që aktivizohet me Malmoen është i panjohur për publikun shqiptar, pasi nuk është përmendur më parë për një afrim të mundshëm në përfaqësuesen kuqezi. Profili i tij, edhe pse i panjohur, është disi interesant dhe me shumë perspektivë për të ardhmen.
I lindur në Suedi më 27 gusht 1995 nga prindër kosovarë, Binaku karrierën e nisi tek IFK Amal, skuadra e qytetit të tij të lindjes. Sapo mbushi 19 vjeç, mëngjerashi ra në sy të Hacken, klub i elitës së futbollit suedez, që në vitin e parë i dha mundësinë e aktivizimit në plot 11 ndeshje për një total prej 478 minutash, ku arriti të shënonte golin e parë në karrierë pikërisht ndaj Malmoes. Në vitin 2016 sezonin e ndan midis dy skaudrave, Hacken dhe Ljungskile, me të cilën luajti si i huazuar në vetëm një ndeshje.
Por në sezonin e kaluar Binaku arriti kulmin me Hacken, ku u aktivizua në 22 ndeshje për një total prej 1507 minutash, teksa 15 takime i ka nisur si titullar. Nga janari i këtij viti ai u bë pjesë e Malmoes, në një operacion që kapi shifrën e 910 mijë eurove, dhe deri më tani ka luajtur 10 ndeshje në 11 javë kampionat, 5 prej të cilave si titullar, transmeton “SS”.
Në rang ndërkombëtar Egzon Binaku ka luajtur vetëm një ndeshje me përfaqësuesen e 21-vjeçarëve të Suedisë, në eliminiatoret e “Euro 2017” të kësaj grupmoshe ndaj Sllovakisë në qershor të atij viti. Në miqësoret ndaj Kosovës dhe Ukrainës pritet me interes paraqitja e numrit 3 të Malmoes me trajnerin Christian Panucci që do të marrë përgjigjet e duhura mbi cilësitë e 22- vjeçarit.
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit