Egjipti i Mohamed Salahut ka siguruar kualifikimin për në fazën e 1/8 së finales të Kupës së Kombeve të Afrikës, pasi barazoi pa gola ndaj Angolës në ndeshjen e fundit të Grupit B. Me këtë rezultat, “Faraonët” e mbyllin grupin në vendin e parë me 7 pikë.
Në ndeshjen tjetër të grupit, u zhvillua një duel spektakolar mes Zimbabwes dhe Afrikës së Jugut, ku u shënuan plot pesë gola. Afrika e Jugut triumfoi me rezultat 2-3, duke siguruar vendin e dytë në grup me 6 pikë dhe biletën për fazën tjetër. Goli i fitores për afrikanët e jugut erdhi nga pika e bardhë në minutën e 82-të.
Angola përfundoi grupin në vendin e tretë me vetëm 2 pikë dhe, për shkak të golavarazhit dhe pikëve të pakta, nuk ka shanse të renditet si një nga katër skuadrat më të mira të vendit të tretë, duke u eliminuar nga turneu. Ndërkohë, Zimbabve e mbylli Grupin B në vendin e fundit me vetëm 1 pikë.
Ndërkohë, sonte në orën 21:00 zhvillohen dy ndeshjet e fundit të Grupit A, ku përballen Comoros–Mali dhe Zambia–Marok.
TABELA E GRUPIT B:

Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116